Këshillat Studentorë- letër qeverisë: Përgjysmoni tarifat e Universitetit dhe Konvikteve

schedule18:33 - 20 Prill, 2020

schedule 18:33 - 20 Prill, 2020

Unioni i Këshillave Studentorë, përmes një letre të hapur të dërguar ministrisë së Arsimit kërkon përgjysmim e tarifave shkollore.

Në letrën e postuar në Facebook, Unioni shkruan se duke u bazuar dhe në pyetësorin e realizuar më parë prej tyre, një nga problemet më delikate të shprehur nga studentët ishte pamundësia e pagesës së tarifës shkollore.

Ndër të tjera në letrën drejtuar ministrisë ato theksojnë se  situata aktuale mjaft e vështirë ka prekur çdo hallkë të ekonomisë, ku më në vështirësi janë gjendur familjet shqiptare ku ka studentë. /abcnews.al