Këshillat që na duhen në këto ditë të ftohta, epidemiologia: Mos përdorni antibiotik pa rekomandim

schedule12:28 - 24 Janar, 2022

schedule 12:28 - 24 Janar, 2022

Epidemiologia e ISHP Gentiana Qirjako këtë të hënë në një intervistë të dhënë  për ABC Live ka dhënë detaje në lidhje me këshillat që duhet të ndjekim në këto ditë të ftohta ku temperaturat janë nën zero.

Qirjako ka dhënë detaje në lidhje me veshjen dhe me ushqimet që duhet të kemi parasysh për të përballuar sa më mirë këto ditë acari.

Ndër të tjera mjekja ka theksuar se është e rëndësishme që të gjithë ato që nuk kanë detyrimisht të nevojshme  të dalin të qëndrojnë në shtëpi në ambientet e shtëpisë.

Ndërkohë sa i përket personave që sapo kanë kaluar Covid, mjekja ka theksuar se ato e kanë të nevojshme që të jenë të kujdesshëm deri në rikuperimin total të trupit pas infeksionit, duke bërë dhe apel që të bëjnë vaksinat si anti Covid dhe për gripin.

Duke qenë se Covid dhe gripi janë infeksione të njëjtë është e rëndësishme që qytetarët të aplikojnë tre dozat e vaksinës anti Covid për çdo adult mbi 18 vjeç. Edhe këtë vit si çdo vit ka nisur dhe aplikimi i vaksinës së gripit që nuk duhet të lihet pas dore madje mund të bëhet në të njëjtën ditë një në një krahë dhe tjetra në krahun tjetër. ajo që është e rëndësishme është e rëndësishme të theksojmë se jemi në kohë për të bërë vaksinën e gripit pasi jemi në pikun e infeksionit nga dimri dhe nëse jemi persona në risk duhet që të bëjmë dhe vaksinën e gripit.

Pas kalimit të Covid personat duan disa javë për ta kaluar dhe për të marrë veten nga gjendja. Ato duhet që të shmangin daljet në orët e mëngjeset dhe në orët e vona e cila lë kollë pas dhe është e rëndësishme që të kujdesen dhe të mbajnë maskën dhe të ruhen në mjediset ku ka sërish rrezik për infeksione kontaminale”, ka thënë mjekja.

Epidemiologia ka theksuar ndër të tjera se qytetarët duhet të bëjnë kujdes dhe të shmangin sa më shumë vajtjen në urgjencat e mëdha shëndetësore nëse vërtet kanë thjesht shenja  të lehta të cilat mund të konsultohen me mjekun e familjes në qendrat shëndetësore.

Ajo ka deklaruar dhe ka bërë thirrje që të mos përdorin antibiotikë pasi ato nuk janë të rekomandueshëm pa rekomandimin e mjekut, por në rastin e simptomave të thjeshta paracetamoli dhe ushqimi i mirë janë elementët kryesore në këtë kohë.

“Ka një fluks të rritur të personave në spital por nëse nuk keni shenja të rënda është e rëndësishme të shmanget fluksi në spital dhe ndihma mjekësore në këtë gjendje të thjeshtë mund të merret dhe pranë qendrave shëndetësore. duhet që të eliminohet dhe dalja në mjediset e jashtme  në temperaturat e ulëta pasi rrit dhe rrezikun për shumë simptoma të tjera.

Tani është e rëndësishme që këto dit fëmijët meqë është mbyllur dhe shkolla të mos shkojnë në vende ku ka grumbullim njerëz, pasi temperaturat e ulëta i bëjnë më delikat. Ekspozimi i panevojshëm mund të rëndojë situatën, fëmijët që janë me ushqim me gji nënat duhet që ti ushqejnë në çdo moment që ato kërkojnë.

Përveç ushqimit mund të konsumohet një shurup për kollën një paracetamol pasi ajo që vihet re rëndomtë është që fillohet përdorimi i antibiotikut, por është e rëndësishme që për dy tre dit të shikohet situata nëse gjendja shëndetësore rëndohet atëherë duhet që të kërkojmë dhe ndihmën e mjekut”, është shprehur Qirjako./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!