Një çift mund të flasë të njëjtën gjuhë, por kjo nuk do të thotë se mund ta kuptojnë njëri-tjetrin. Një studim i kryer së fundmi, ka treguar se fjalët dhe frazat mund të kenë kuptime të ndryshme për secilin kur bëhen pjesë e një diskutimi.
Bright Side ka renditur disa këshilla që ju vijnë në ndihmë, për të patur një marrëdhënie të mirë me tjetrin me vetëm pak psikologji, shkruan abcnews.al.
Mos u kapni me detaje të vogla tek mesazhet
Shpesh, gratë lexojnë me shumë vëmendje mesazhet me bashkëshortët e tyre, duke u kapur në detaje të vogla. Nga ana tjetër, burrat janë më ndryshe, pasi nuk përpiqen të gjejnë nënkuptime të asaj se çfarë është shkruar.
Burra, mos këshilloni por vetëm dëgjoni
Gratë e shohin komunikimin si një mënyrë për të eksploruar ndjenjat me partnerët e tyre. Nga ana tjetër, burrat kanë tendencën të mendojnë për zgjidhje të qarta, këshilla të shëndetshme dhe duan t’i thonë ato sa më shpejt. Ai dëshiron të japë këshilla, ndërsa ajo thjesht dëshiron të dëgjohet.
Vlerësoni faktin që ai dëshiron t’ju mbështesë
Kur burrat shohin se partnerja ka një problem, ata thjesht duan t’i qëndrojnë pranë dhe ta mbështesin. Kështu, ai do të mundohet të gjejë mënyra të ndryshme për të zgjidhur problemet dhe përpiqet t’i komunikojë ato me të. Ajo kërkon një dëgjues të vëmendshëm. Burri mund të ndihmojë vërtet duke bërë pyetje në mënyrë që ta kuptojë atë më mirë dhe të sigurohet që ajo e di se ka dikë në krah që e dëgjon.
Kuptoni që burrat gjithashtu kalojnë kohë “cilësore” me veten
Burrat shpesh akuzohen se nuk janë të komunikueshëm por gratë mund të fitojnë shumë nëse përpiqen të kuptojnë arsyet e kësaj sjelljeje. Nëse partneri nuk flet, kjo do të thotë që ai thjesht po e largon veten nga problemet e tij, duke luajtur me video lojëra, duke parë TV apo duke lexuar.
Mundohuni të keni qëllime më të qarta
Gratë dhe burrat janë të ndryshëm nga mënyra se si i thonë gjërat. Gratë kanë tendencën t’i thonë gjërat indirekt, duke shamngur akuzat e drejtpërdrejta. Për shembull, ajo mund të mos thotë, “Jam e acaruar për ato që ke thënë në darkë”, dhe të zgjedhë një mënyrë më sarkatike për t’i thënë gjërat.
Sigurohuni që ajo e di se po e dëgjoni
Partnerët kanë stile të ndryshme komunikimi përmes përgjigjeve verbale, kontaktit fizik dhe atij me sy. Meshkujve nuk ju bën shumë përshtypje që ta ndjekin partneren dhe përmes kontaktit me sy ose shenjave të tjera verbale si “aha … oh … mirë … po …”. Nga ana tjetër, gratë i kushtojnë rëndësi të madhe reagimit të vazhdueshëm të partnerit për t’u siguruar që ai po i dëgjon.
Kuptoni që burrat shpesh kanë nevojë të bëjnë diçka gjatë kohës që bisedojnë
Partneri thjesht mund të kërkojë një mjedis më të mirë për të diskutuar problemin, ndërsa ajo po përpiqet të diskutojë gjithçka në atë moment.
Mos hezitoni të kërkoni ndihmë
Ata mund të mendojnë se nevoja për të kërkuar ndihmë është një reflektim i paaftësisë së tyre për të arritur diçka. Ndërsa për gratë, ofrimi i këshillave shihet si një shenjë e kujdesit për dikë tjetër. Për të kapërcyer këtë boshllëk, përpiquni të jeni sa më të qartë në lidhje me qëllimet tuaja, në vend që ta lejoni personin tjetër të supozojë se po e ndihmoni për të nxjerrë në pah dobësinë e tyre.
Kuptoni se burrat janë dëgjues selektiv
Burrat konsiderohen si “dëgjues selektivë”. Ata do të dëgjojnë aq sa e gjykojnë të nevojshme për të gjetur një zgjidhje. Ndërsa, femrat tregojnë vlerësim më të madh për shenjat verbale dhe joverbale.
Duhet ta kuptoni mënyrën e komunikimit të partnerit tuaj
Është e rëndësishme të pranoni se njerëzit kanë mënyra të ndryshme komunikuese. Pra, ajo që duhet të kuptoni është se partneri juaj është unik në mënyrën e vet. /abcnews.al