Këshillat e ekspertes: Si të kujdeseni për lëkurën gjatë stinës së vjeshtës

schedule11:23 - 9 Tetor, 2020

schedule 11:23 - 9 Tetor, 2020

Me ardhjen e vjeshtës, lëkura e fytyrës kërkon një kujdes më të veçantë për të qenë më e shëndetshme dhe e hidratuar. Këtë të premte në “Abc-ja e mëngjesit” ishte e ftuar ekspertja e biokozmetikës Klea Mustafa e cila tregoi disa “sekrete” se si t’i kushtoni vëmendjen e duhur lëkurës gjatë kësaj stine.

Sipas saj, është e rëndësishme që gjatë kësaj periudhe t’i kushtohet një rëndësi e veçantë kujdesit të lëkurës, për ta përgatitur atë me stinën e dimrit, duke shmangur kështu ashpërsimet që krijohen si pasojë e të ftohtit.

“Ndërsa tani në vjeshtë duhet të ndryshojmë produktet që përdorim për lëkurën duke filluar nga larësi, serumi, toniku dhe kremi. Duhet të kenë përbërës të tjerë sepse vjeshta është ajo që na përgatit për dimrin dhe nëse nuk i kushtojmë rëndësinë e duhur lëkurës gjatë vjeshtës, në dimër do të thahet më tepër.”, tha Klea.

Gjithashtu, ajo përmendi në studio me moderatorin Alban Musa një kombinim të argjilës violet me mjaltin, sipas së cilës është shumë efektive për një lëkurë të thatë dhe sensitive. Më tej, ajo ndau dhe disa këshilla të tjera mbi produket që duhet të përdoren në bazë të llojit të lëkurës.

Nëse lëkura është e dehidratuar duhen përdorur produkte me përbërës me vitmanë E dhe retinol. Për një lëkurë të thatë normale, mund të përdoren përbërës të vajit të arganit që është shumë i mirë dhe hidratues për lëkurën.”, shtoi më tej. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!