Blogerja Odeta Banushaj tregoi një këshillë të vlefshme për të gjithë vajzat që akoma nuk kanë shkuar për pushime dhe nuk i kanë bërë gati valixhet. Gjatë një interviste me Sibora Bitrin për Edicionin Veror, Odeta tha që më përpara ngarkohej me shumë valixhe dhe me gjëra të panevojshme.
Mirëpo tani në Youtube ka mësuar një mënyrë të re se si t’i paketojë gjërat në valixhe ç’ka nuk zënë edhe shumë vend. Përveç kësaj, Odeta i bën që në fillim ndarjet se çfarë veshjesh do të përdorë gjatë ditëve të pushimeve.
.
Sibora Bitri: Një këshillë për të gjitha gocat që po na ndjekin dhe akoma nuk kanë shkuar me pushime. Çfarë do u sugjeroje ti që ta mbushin atë valixhen? Të lutem mos thuaj këshillë merr gjithë shtëpinë me vete se një javë rri tjetri, ça do bëjë më tepër?
Odeta Banushaj: Gjithë shtëpinë jo pavarësisht se përfundojmë duke marrë gjithë shtëpinë. Unë kam mësuar se sigurisht se as unë nuk kam qenë e mirë në këtë gjë. Përfundoja duke marrë dy valixhe, çanta dore, këtej laptopin. Ngarkohesha shume dhe me gjëra të panevojshme. Shikoni në “Youtube tutorial” se ka disa video që janë shumë të mira dhe janë shumë të mira sa i përket kësaj pjesës se si të paketoni valixhet. Kam mësuar që është ajo teknika “rolling”. Nuk zënë vend. Nuk marrin rrudhë. Mënyra më e mirë e të organizuarit, për mua të paktën që duhet të lëviz shpesh edhe për shkak të punës dhe duhet të marr shumë veshje për shkak të punës, i bëj gati nga e hënë në të premte duke i bërë “roll” komplet veshjes dhe e di.
Sibora Bitri: I përcakton qysh në fillim se po i more “hë se i kombinoj atje” atëherë more fund.
Odeta Banushaj: Ai është mendim i dështuar gjithmonë./abcnews.al