Samuel Eto’o dhe Xavi kanë luajtur dhe fituar së bashku te Barcelona. Ky i fundit ka nisur karrierën e trajnerit dhe e ardhmja e tij lidhet me Barcelonën. Në janar nuk ishte gati dhe refuzoi transferimin në skuadrën e zemrës, por një ditë do të rikthehet në “Camp Nou”.
Ish-bomberi i njohur ka një këshillë për ish-shokun e skuadrës. Eto’o mendon se Xavi duhet të rikthehet te Barcelona, tashmë në rolin e trajnerit, madje duhet të nxitojë. Afrikani tregon gjithçka për Radio Catalunya, duke thurur elozhe për Leo Messin, yllin argjentinas.
“I kam thënë Xavit se duhet të rikthehet te Barcelona. I thashë që duhet ta bëjë, ndërkohë që Zoti i futbollit luan akoma aty. Ai ka luajtur me Messin dhe kjo do ia lehtësojë punën, do e ketë më të lehtë se trajnerët e tjerë“, komenton ish-sulmuesi i njohur kamerunas. /abcnews.al

