KESH, kallëzon Gazment Bardhin/ Deputeti i PD paditet për shpifje dhe fyerje

schedule10:14 - 5 Shkurt, 2025

schedule 10:14 - 5 Shkurt, 2025

Një tjetër padi për shpifje është rregjistruar në Gjykatën e Posaçme në drejtim të  kreut të grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi. Deputeti demokrat është kallëzuar nga Shoqëria Korporata Elektroenergjitike Shqiptare e njohur ndyrshe si KESH, ndërsa  seanca do të drejtohet nga gjyqtarja e posaçme Etleva Deda që ende ka vendosur një datë.

Fillimisht padia është depozituar në gjykatën e Tiranës, por kjo e fundit ka shpallur mos kompetencë dhe ka dërguar dosjen në atë të posaçmen. Bardhi është paditur në lidhje me një deklaratë ku thuhej se Kesh ka kryer shitblerjen të energjisë elektrike që  sipas tj është kryer në mënyrë të pa ligjshme duke i shkaktuar dëm buxhetit të shetetit në 6 milionë euro.

Bardhi eshtë kallëzuar për të akuzën e shpifjes edhe nga ish-drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj për të cilën vijon procesi në gjykatën e posaçme.

Deputeti demokrat ka deklaruar në parlament se referuar komunikimeve në SKY, Sula u emërua në krye të policisë së shkodrës nga njerëz të botës së krimit. Por sipas avokatëve të zyrtarit të policisë, emërimi I Sulës është bërë në vitin 2022 , në kohën që aplikacioni sky ishte goditur nga autoritetet, ndërsa bisedat që pretendon Bardhi janë zhvilluar në vitin 2021./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!