KESH blen sërish energji, blerje 6 milionë euro për një jave, reshjet japin shpresë

schedule15:35 - 24 Shtator, 2023

schedule 15:35 - 24 Shtator, 2023

Moti i thatë pa reshje shiu edhe gjatë muajit shtator ka detyruar Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare që të blejë përsësi energji për javën e ardhshme. Procedura për blerjen e energjisë është për periudhën 25-1 tetor dhe është një masë e marrë për të ruajtur nivelin e ujit në kaskadën e Drinit.

Në total energjia e blerë kap vlerën 6 milionë euro dhe është siguruar me një çmim që varion nga 94 ne 114 euro për megavator.

Korporata Elektroenergjetike po monitoron nivelin e ujërave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin.Mungesa e gjatë e reshjeve  gjatë verës e vjeshtës ka bërë që në Fierzë  niveli të arrijë  271,41 metra. Po ashtu rënie e nivelit të ujit janë regjistruar edhe në hidrocentralin e Komanit dhe Vau i dejës.

Pritshëmritë mbeten pozitive pasi parashikimet metoorologjike janë që ditët në vijim vendi do të përfshihet nga reshje shiu të cilat mund të ndikojnë në përmirësimin e nivelit në kaskadë.

Sektori energjitik ka pasur një performancë pozitive  në 6 muajt e parë për shkak të kushteve të favorshme metorologjike .Enti Rregullator i energjise raportoi se niveli i ujit në kaskadën e Drinit ishte më i larti i regjistruar në vitet e fundit.

Në qershor në Fierzë rezerva ujore  u raportua 296.3 metra dhe rezultonte 7 metra më shumë se mesatarja historike, si dhe duke tejkaluar edhe maksimalen që është shënuar për këtë muaj, në vitet e fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!