Kërkuan zëvendësimin e masës së sigurisë, shtyhet seanca për Berishën dhe Malltezin

schedule12:04 - 19 Korrik, 2024

schedule 12:04 - 19 Korrik, 2024

Shtyhet seanca për ish kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se seanca e radhës do të mbahet më 30 korrik. Berishës i janë vënë në dispozicion fashikujt hetimorë nëpërmjet postës elektronike.

“Përveç kërkesave të avokatëve mbrojtës të ish kryeministrit Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, që janë duke qëndruar në masën e “arrestit shtëpiak” për zëvendësim të kësaj mase, prokuroria ka kërkuar vazhdimin e kësaj mase sigurie. Nga ana tjetër, ka qenë edhe kërkesa për plotësim të informacionit dy mujor, të cilën SPAK është e detyruar ta paraqesë në gjykatë, në lidhje me vijueshmërinë e hetimeve, sa i takon hetimeve të lidhura me privatizimin e kompleksit Partizani, ku akuzon Berishën për korrupsion pasvi dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi për korrupsion pasiv. I është vënë në dispozicion fashikujt hetimor ish kryeministrit Berisha nëpërmjet postës elektronike. Ish kryeministri Berisha është përfaqësuar nga avokatja Koldiana Gjyzarin, e cila ka përfaqësuar më parë Alfred Belerin.”, raportoi ndër të tjera gazetari i ABC News, Ermal Vija./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!