Kërkuan shuarjen e masave të sigurisë, rrëzohet kërkesa e avokatëve të Sali Berishës

schedule14:49 - 24 Nëntor, 2023

schedule 14:49 - 24 Nëntor, 2023

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj Sali Berishës, sicc është ajo e “detyrimit me paraqitje” dhe “ndalimit për të dalë jashtë vendit”.

Gjyqtarja Iliriana Olldashi ka lënë në fuqi masat e marra më herët ndaj Berishës. Më herët, kjo e fundit vendosi që pasuritë e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Berishës të vijojnë të mbeten në sekuestro. Vendimin e mori pasi shqyrtoi në Apel kërkesën e avokatëve mbrojtës.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 24.11.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 173 akti, datë 17.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 442, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konstatimin e humbjes së fuqisë së masave të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, dhe vendosi:

  • Miratimin e vendimit nr. 442, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!