Gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka ka lënë të pandryshuar masën “arrest shtëpie” për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, të cilët akuzohen për privatizimin e ish kompleksit Partizani.
Kjo është e disata herë që gjykata e posaçme hedh poshtë kërkesën e ish kryeministrit dhe dhëndrit të tij. Kujtojmë se Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.
Ish kryeministri dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv, duke favorizuar dhëndrin në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, përmes nxjerrjes së akteve nënligjore gjatë kohës që qeveriste./abcnews.al