Kërkuan lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Lefter Kokës dhe 3 zyrtarëve të arrestuar për Inceneratorin e Fierit

schedule09:58 - 7 Tetor, 2022

schedule 09:58 - 7 Tetor, 2022

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë të 4 zyrtarëve të arrestuar për inceneratorin e Fierit.

Në këtë mënyrë anëtarët e Gjykatës së Lartë nuk kanë pranuar rekursin e Lefter Kokës, Arenc Myrtezanit, dhe Pëllumb  Abeshi, të cilët do vijojnë të qëndrojnë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Anëtarët e gjykatës së Lartë vendosën mospranim të rekursit edhe për Etleva Kondin, për të cilën do vijojë masa e arrestit shtëpiak.

Kujtojmë se mëngjesit e 29 marsit të këtij viti me urdhër te SPAK u ekzekutuan 9 urdhra arresti për aferën e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!