Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kërkuan heqjen e sekuestros së pasurive/ GJKKO rrëzon vajzën e dhëndrin e Berishës

schedule13:07 - 27 Tetor, 2025

schedule 13:07 - 27 Tetor, 2025

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar të hënën, kërkesën e vazjës së Sali Berishësm Argita Malltezi dhe bashkëshortit të saj Jamarër Malltezi, për heqjen e sekuestros ndaj pasurive të tyre. Pavarësisht pretendimeve të ngritura, gjyqtarja e Elsa Ulliri, vendosi të lë në fuqi vendimin e sekuestros preventive për e një sërë pasurish të sekuestruara vajzës dhe dhëndrit të Berishës në kuadër të hetimeve për dosjen e aferës Partizani. Një vit më parë, me vendim të Gjykatës së Posacme, Argita dhe Jamarbër Malltezit iu sekuestruan 25 pasuri, mes të cilave  6 llogari bankare, shoqëri tregate dhe biznese të tjera.

Po këtë të hënë, në Gjyaktën e Posaçme dështoi për të disatën herë seanca në ngarkim të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit dhe të pandehurve të tjerë, për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani. Shkak i dështimit, është bërë mungesa e avokatit Sokol Hazizaj I cili mbron në proces Fatmir Bektashin. Në këtë seancë, Gylkata e Posacme, pritej që të shprehej mbi kërkesën e mbrojtjes për pavlefshmëri të akteve hetimoire, ndërsa seancën e kaluar SPAK kërkoi rrëzimin e kësaj kërkese. Seanca e radhës do të mbahet më 10 nëntor.

Më 19 Maj, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim të dosjes penale ndaj, Sali Berishës, i akuzuar nga SPAK për korrupsion pasiv. I pandehur për të njëjtën vepër penale në këtë çështje është edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet për përfitimin e të ardhurave në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij. Në të njëjtën çështje, SPAK akuzon për korrupsion aktiv biznesmenin e ndërtimit, Fatmir Bektashi, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohen për pastrim parash.

Pasuritë e sekuestruara:

1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ….. në monedhën euro me nr. 113398964650127 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
2) Shuma prej 2 699 408.46 lekë gjendur në llogarinë pranë …… në monedhën lek me nr. 00000027583-74 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
3) Shuma prej 29 259.43 USD gjendur në llogarinë bankare pranë ……. në monedhën USD me nr. 40201835101 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
4) Shuma prej 62 018.49 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……. në monedhën Euro me nr. 40201835102 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
5) Shuma prej 45 705.66 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë …….. në monedhën Euro me nr. 40201838001 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
6) Shuma prej 26 492.72 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……… në monedhën Euro me nr. 403592661, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
7) Pasuria Nr. ND 2/261+2-19 vol.27, faqe 213, zk.8160, apartament me sipërfaqe 128.3 m2 I ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti” Godina 7, Hyrja 2, apartamenti 8.
8) Bodrumi i ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 18 m2, ZK 8160 pasuria ND 2/261-B9 vol 28 faqa 56.
9) Bodrumi të ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 28 m2,ZK 8160, pasuria nr. 2/261-B24 vol 28 faqa 71
10) Pasuria Nr. ND 2/261+2-25 vol.27, faqe 190, zk.8160, apartament me sipërfaqe 195 m2 i ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti”, shkalla 1, kati i 8 apartamenti 25,
11) Pasuria nr. 2/261/ND+1-12, vol. 27, fq. 177, zk. 8160, me sipërfaqe 102.60 m2.
12) Pasuria Nr.4/90+1-23 vol.68, faqe 227, zk.8270, apartament me sipërfaqe 208.20 m2 i ndodhur në Rr “Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë dhe
13) Pasuria 4/90-G6, VOL.68, FQ.131, ZK. 8270. 14) Pasuria Nr. 370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit.
14) Pasuria Nr.370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit
15) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-4 Vol.62, fq.42, zk.8220 me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m2.
16) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-5 Vol.62, fq.47, zk.8220 me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2 17)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m2
17) Njësi me numër pasurie Nr.3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2
18) Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N2 Vol.62, fq.27, zk.8220 me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2
19) Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+18-N3 Kodi Unik 8220062026 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.3 m2 20) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2
20) Apartament me numër pasurie Nr.3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2
21) Truall dhe vile (apartament dublex) i vendosur mbi këtë truall me nr pasurie 172/277 ZK 2375 vol 14 faqa 77 me sip trualli 187.7 m2, me sip ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sip 76.23 m2 kati i parë më sip 76.22 m2 si dhe verande me sip 22.73 m2.
22) Pasuria me numër 3/201+2-N3,vol.28, fq.26 e ndodhur në ZK.8220, me sipërfaqe 107 m2, Ruga Frosina Plaku, kati përdhe i godinës 9 (nëntë) katëshe shkalla 2.
23) Masen 45% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Homeplan sh.p.k. me NIPT K81803020E, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;
24) Masen 100% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet IMO sh.p.k. me NIPT L81714031D, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;
25) Masen 60% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet Gym&Fit, me NIPT L72022010B, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!