Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kërkuan donacione për zjarret në Hawaii, fansat kritikojnë Oprah Winfrey dhe Dwayne Johnson

schedule15:55 - 6 Shtator, 2023

schedule 15:55 - 6 Shtator, 2023

Oprah Winfrey dhe Dwayne “The Rock” Johnson u përballën me një stuhi të ashpër reagimi të martën pasi u kërkuan fansave të tyre të dhuronin para për të ndihmuar të prekurit nga zjarret në Maui. Të dy janë vënë në shënjestër të komentuesve për faktin se vlera e tyre neto e kombinuar tejkalon 2.8 miliardë dollarë.

Dyshja e Hollivudit grumbulloi 10 milionë dollarë për Fondin Popullor të Maui-t, por më pas kërkuan nga fansat e tyre në Instagram dhe TikTok që të dhuronin pjesën tjetër. Megjithatë, shumë fansa reaguan se nuk kishin mundësi dhe se të famshmit e pasur duhet të japin më shumë nga paratë e tyre për të ndihmuar.

“Miliarderët u kërkojnë të varfërve para, qesharake”, komentoi një tjetër në videon që Oprah postoi në Instagram.



“Ju keni miliarda. Mund të dhurosh 100 milionë dollarë dhe të jesh akoma i pasur si më parë”, kritikoi një përdorues tjetër Winfrey, e cila vlerësohet të ketë një pasuri prej 2.5 miliardë dollarësh, sipas Forbes. “10 milionë janë 0.5% e 2 miliardë. Dëshiron 0.5% tim? Janë 16 dollarë,” shkroi një në TikTok.

“Ky duhet të jetë një mesazh për miqtë tuaj miliarderë,” shkroi një tjetër. “Është çmenduri të kërkosh para”. Një tjetër shkroi: Si është e mundur që gruaja më e pasur në botë kërkon para? Nuk ka kuptim.

Komentet nuk mbarojnë me kaq. Një tjetër, sipas nypost.com, ka shkruar: Shoku im, do të më duheshin gati 20 vjet për të bërë vetëm paratë që ke bërë sot. Beje vete. Ne po për mbijetesë.

Ndërsa në faqen e Johnson, fansat ishin ende të inatosur: Gërmoni në xhepat tuaj të thellë Rock! Ju i keni paratë. Maui do t’ju falënderojë.

Pas kritikave, Oprah dhe Rock kanë bllokuar komentet në postimin e tyre.

Shumë kritikuan kapitalin e vogël fillestar të vënë nga dy aktorët që kanë shumë më tepër, disa theksuan se sa pak ishin 5 milionë dollarë për ta. Duke supozuar se ata e ndajnë atë në mënyrë të barabartë, 5 milionë dollarët do të përfaqësonin vetëm 0.2% të pasurisë gjigante të Winfrey. Shuma është gati 1.9% e pasurisë së Johnson, e cila vlerësohet të jetë 300 milionë dollarë.

@therock @Oprah ♬ original sound – The Rock

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!