Kërkon trofeun e parë si trajner, Lampard: E dua për djemtë dhe Chelsea

schedule21:19 - 31 Korrik, 2020

schedule 21:19 - 31 Korrik, 2020

Frank Lampard mori drejtimin e Chelsea verën e kaluar. Ish-mesfushori ia doli të kualifikojë ekipin e zemrës në Champions League për sezonin e ardhshëm, ndërsa nesër do të tentojë fitimin e FA Cup.

Përballë do të jetë Arsenali, në një finale londineze. Takimi do të luhet në “Wembley”, duke nisur nga ora 18:30. Në konferencën për shtyp, Lampard flet rreth takimit dhe tregon se pse e do me çdo kusht këtë kupë.

Natyrisht që kur mbërrin në finale, dëshiron të fitosh kupën. Do të ishte fantastike të ngrija një trofe që në sezonin tim të parë si trajner i Chelsea. Finalet janë gjithmonë të vështira për t’u fituar, mbase edhe më shumë për mua në këto rrethana.

Shumë trajnerë të mëdhenj kanë pritur gjatë për të fituar trofeun e parë. Unë nuk dua ta fitoj FA Cup për veten time. Dëshiroj që të triumfojmë për lojtarët, klubin dhe atë që kemi bërë këtë sezon.

Ekipi? Kante dhe Willian janë bashkuar me skuadrën, por të shohim nëse do të jenë në formë. Akoma s’e kam vendosur nëse do ta nisin si titullarë apo jo“, deklaron trajneri i “Bluve të Londrës”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!