Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka vazhduar me protestat sensibilizuese edhe Shkodër pas Durrësit dhe Tiranës. Gjatë protestës janë mbledhur firma për peticionin që kërkon rindërtimin e teatrit.
Ky është qyteti i tretë ku Aleanca ka ndalur për të mbledhur firma që pas shembjes së Teatrit Kombëtar.
Aleanca kërkon rindërtimin e godinës ashtu siç ishte, në të njëjtin vend dhe për këtë po mbledh firma.
Firmat janë mbledhur para Teatrit Migjeni në Shkodër. /abcnews.al/