Kërkon pushkatim në vend të injeksionit, kërkesa e veçantë e amerikanit të dënuar me vdekje

schedule20:53 - 20 Prill, 2021

schedule 20:53 - 20 Prill, 2021

Një i dënuar për vrasje në Nevada mund të bëhet personi i parë që ka kërkuar që të pushkatohet në vend që ti bëhet injeksioni vdekjeprurës.

Avokatët e Zane Michael Floyd, të cilët po luftojnë për një datë të mundshme të ekzekutimit në muajin qershor, thonë se kërkesa e klientit të tyre “nuk është një taktikë vonuese për të humbur jetën”.

Mediat e huaja bëjnë me dije se avokatët kanë theksuar se pushkatimi është një metodë më pak e dhimbshme.  Përdorimi i skuadrave të pushkatimit për të kryer dënimin me vdekje është i rrallë në SHBA.

Avokati federal i mbrojtjes publike Brad Levenson tha se Floyd donte të shmangte injeksionin vdekjeprurës me tre ilaçe të propozuar nga shteti.

Floyd, 45 vjeç, u dënua me vdekje shkaku i vrasjes së katër personave dhe plagosjen serioze të një tjetri në një supermarket në Las Vegas në vitin 1999./abcnews.al