Kërkon minuta në fushën e blertë, “ylli” i City drejt “gjigantëve” anglezë

schedule08:56 - 28 Dhjetor, 2023

schedule 08:56 - 28 Dhjetor, 2023

Me mungesat e mëdha që ka në mesfushës, skuadra e Juventus është hedhur seriozisht në sulm këtë merkato dimrit, për të afruar minimalja 1 lojtar të ri, në këtë repart, ku objektivi i parë ishte argjentinasi i Atletico Madrid, Rodrigo de Paul, mirëpo pas refuzimit të “Los Colchoneros”, “Zonja e Vjetër” është hedhur në sulm për një tjetër lojtar.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, rekordmenët e Italisë janë të interesuar dhe kanë nisur negociatat, me “Qytetarët” e Manchester City, për mesfushorin anglez, Kalvin Phillips, me 28-vjeçarin, i cili pavarësisht se u transferua me shumë bujë në “Etihad”, nuk arriti kurrë të behëj pjesë e ekipit titullar, të teknikut Pep Guardiola.

Vetë anglezi kërkon më shumë minuta në pjesën e mbetur të sezonit, për të patur mundësinë e pjesëmarrjes, në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024, që zhvillohet verën e ardhshme dhe për këtë arsye kërkon me ngulm kalimin te një ekip të ri, ku përveç Juventus kërkohet me ngulm edhe nga skuadra e Newcastle. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!