Një tjetër dosje e OFL-së, që është dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme është rikthyer në polici. Gaztarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se SPAK ka rikthyer sërish në polici dosjen për Saimir Taullaun, ndërsa kërkohen më shumë dokumente për sekuestrimet.
Ndërkohë, ditën e djeshme SPAK ktheu pas dosjet e para të Operacionit Forca e Ligjit për plotësim faktesh. Dy dosjet e para të OFL-së që SPAK ka marrë nën shqyrtim janë ato të Altin Hajrit dhe Saimir Taullaut.
SPAK i ka kthyer këto dosje pasi nuk kanë ardhur të plota nga efektivët e OFL dhe për këtë arsye ata kanë kërkuar që të bëhen verifikime të tjera në terren. Bëhet fjalë për pasuritë e Altin Hajrit, gjithashtu edhe për makinën e blinduar të Saimir Taullaut.
Kujtojmë se Saimir Taullau i ka shpëtuar të paktën dy atentateve ndaj tij. Vëllai i Taullaut është vrarë nga Aldo Bare, e cila ka qenë një nga më famëkeqet jo vetëm në Lushnje, por në të gjithë Shqipërinë.
Sakaq, në duart e prokurorëve të SPAK janë për vlerësim 12 dosje të personave me të shkuar kriminale. Prokurorët kanë afat 15 ditë dhe sipas aktit normativ ku është bazuar operacioni në përfundim të këtij procesi do të vendoset, ose përfundim ose rasti do të dërgohet në gjykatë.