Kërkon falje pastori që preku gjoksin e këngëtares Ariana Grande

schedule21:41 - 1 Shtator, 2018

schedule 21:41 - 1 Shtator, 2018

Pastori që drejtoi funeralin e Aretha Franklin në Detroit u detyrua të kërkonte falje për prekjen e gjoksit të Ariana Grandes.

Imazhet tregojnë dorën e Charles Ellis i cili mban këngëtaren menjëherë pas shfaqjes së saj me gishtat e tij të cilët shtypin gjoksin e saj. Në një intervistë për “Associated Press”, predikuesi u justifikua duke thënë: “Ndoshta kam kaluar kufirin, ndoshta kam qenë shumë miqësor ose familjar, por kërkoj falje edhe një herë”.

Duke shtuar se ai përqafoi të gjithë artistët, përfshirë gratë dhe burrat. Megjithatë, shumë njerëz i vendosën imazhet në Twitter, me hashtagun #RespectAriana.

Ellis gjithashtu kërkoi falje për komunitetin hispanik që bëri një shaka në lidhje me emrin e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!