Përfundon seanca në Gjykatën Administrative për kërkesën nga eurodeputeti Fredi Belerit për anulimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj.
Këtë të premte gjykata urdhëroi kalimin e çështjes për shqyrtim në ceshtje gjyqësore. Seanca e radhës do të mbahet më 30 korrik, në orën 10:30, pra vetëm 5t ditë para zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës.
Në seancë të pranishëm ishin kreu i PBDNJ Vangjel Dule dhe avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari. Nga ana tjetër të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Presidencës, përfaqësues të KQZ dhe avokati i Shtetit.
Pjesë nga diskutimet në seancë:
Përfaqësues të Presidencës: Padia e Belerit ka të meta. Nuk mund të kërkohet edhe shfuqizimi i datës së zgjedhjeve ose pavlefshmëri të zgjedhjeve, ose duhet të kërkoje ta parën ose të dytën. Dekreti për datën e zgjedhjeve nuk është akt administrativ individual. Dekreti për caktimin e datës së zgjedhjeve është akt kolektiv, i drejtohet të gjithë kandidatëve ose partive politike
Vakancën në bashkinë e Himarës e njoftoi Këshilli i Ministrave. Dekreti ka i presidenti ka lidhje me zgjedhjet e datës 4 gusht, jo me zgjedhjet e kaluara. Paditësi nuk është kandidat për zgjedhjet e 4 gushtit dhe nuk mund të legjitimohet nga kjo gjykate, madje ai nuk mund te jete as kandidat sepse preket nga ligji i dekriminalizimit.
/abcnews.al