Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kërkojnë barazi dhe zbatim të ligjit të gjuhëve/ Studentët shqiptarë në Shkup sot në protestë

schedule12:14 - 6 Prill, 2026

schedule 12:14 - 6 Prill, 2026

Studentët shqiptarë në Shkup zhvillojnë protestë ditën e sotme. Protesta nis në orën 12:30 nga qendra e Shkupit, me destinacion final ministrinë e Drejtësisë.

Studentët shprehen se Gjuha shqipe nuk mund të mbahet peng nga vullneti dhe interpretimi i ministrave, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve pa dallime politike t’i përkrahin studentët.

Ata e kanë një apel edhe për partitë politike që të mos e politizojnë kauzën e studentëve, por t’i ofrojnë atyre zgjidhje reale.



Çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është kthyer në një çështje publike muajt e fundit, pasi 385 studentë shqiptarë nga tre fakultete të juridikut në Maqedoninë e Veriut përmes një peticioni kërkuan nga institucionet që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, gjuhë në të cilën kanë kryer edhe studimet.

Ministria e Drejtësisë me në krye Igor Fillov vazhdimisht ka insistuar se provimi i jurisprudencës nuk mund të mbahet në gjuhën shqipe pavarësisht Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Kryeministri Hristijan Mickoski edhe pse ka deklaruar se studentëve duhet t’u mundësohet provimi edhe në shqip, nuk ka marrë masa konkrete për këtë çështje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!