Kërkoi urdhër arrest për Netanyahu/ Dhoma e Përfaqësuesve amerikane miraton sanksione për Gjykatën Penale

schedule08:24 - 5 Qershor, 2024

schedule 08:24 - 5 Qershor, 2024

Dhoma e përfaqësuesve amerikanë, me shumicë republikane, ka miratuar një masë që parashikon sanksione për Gjykatën Penale Ndërkombëtare në lidhje me urdhrin e arrestit kundër kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu.

Masa u miratua me 247 vota pro dhe 155 kundër, me 42 demokratë që votuan me republikanët për miratimin e masës.

Muajin e kaluar Gjykata Ndërkombëtare Penale me seli në Hagë ka lëshuar urdhër arrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministrin e tij të mbrojtjes, Yoav Gallant. Urdhër arreste u lëshuan po ashtu për tre udhëheqës të Hamasit, Yahya Sinëar, MohammedAl-Masri dhe Ismail Haniyeh.

Sipas kryeprokurorit të kësaj gjykate Karim Khan ka baza të forta për të besuar se të pestë kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë sulmit të 7 tetorit ndaj izraelit, dhe luftën që pasoi në Rripin e Gazës.

Krimet përfshijnë shkaktim të vdekjeve nga uria të civilëve si metodë lufte, shkaktim i qëllimshëm i vuajtjeve të mëdha, plagosje të rënda, trajtim mizor, vrasje dhe shënjestrimi i qëllimshëm i popullsisë civile.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, kritikoi përpjekjet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të kërkuar urdhër-arreste me akuza për krime lufte për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ministrin e tij të Mbrojtjes dhe tre liderë të Hamasit.

Ndërsa Franca u shkëput nga aleatët e saj perëndimorë dhe shprehu mbështetje për Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC).

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!