Kërkoi shkarkimin e presidentit Thaçi, Kurti tregon si e zbuloi marrëveshjen sekrete

schedule14:39 - 26 Shkurt, 2020

schedule 14:39 - 26 Shkurt, 2020

Kryeministri Albin Kurti në një deklaratë për mediat është shprehur se nuk nuk po tentojnë që të dërgojnë FSK-në në veri të vendit, por ai ka kërkuar një sqarim për marrëveshjen e nënshkruar në prill të vitit 2013 që sipas tij kanë qenë dy dhe jo një.

Ndër të tjera ai ka deklaruar se nuk do të marrë asnjë veprim që bie në kundërshtim, pasi synimi i tij është ruajtja e marrëdhënie të mira me NATO-n dhe KFOR-in. Shefi i qeverisë së Kosovës ka theksuar se këtë letër këmbim nuk e kam gjetur në zyrën,  por e ka marrë nga një zyrtar i NATO-s.

Kjo është qeveria e re dhe unë këtë letër këmbim nuk e kam gjetur në zyrën tim,e por më është dhënë nga një zyrtar i NATOS. Ne e morëm këtë letër këmbim dhe këshilltarët ligjore kanë dhënë dhe urdhërin që e kemi shpërndarë tashmë. Unë i kam dërguar një letër kryetares së Kuvendit, por edhe presidentit Thaçi dhe kryeprokurorit, Aleksander Lumezi, që ka të bëj me një marrëveshje sekrete të nënshkruar nga presidenti me datën 19 prill të vitit 2013. Atë ditë nuk kishim një marrëveshje në Bruksel, por kishim dy të tilla. Ishte një marrëveshje mes Thaçit e Daçiçit, dhe kjo e dyta e njëanshme e Thaçit që FSK nuk do shkojë në Kosovën veriore pa dakordim me KFOR-in. Për ne është e rëndësishme të marrim vesh se kush e ka kërkuar këtë marrëveshje, sepse nuk besoj se Brukseli e ka kërkuar këtë.  Para se të shkojmë në Mynih unë jam munduar që ta takoj presidentin në mënyrë që në politikën e jashtme mos të jemi kakofoni zërash. Prej 3 shkurtit, Kosova ka qeveri të re. Dialogun me Serbinë do ta përgatisim mirë dhe me parime, dhe atë unë e udhëheqi si kryeministër. Unë vazhdojë të insistojë që duhet të jemi njëzëri në arenën ndërkombëtare me presidentin, dhe jo vetëm”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu në konferencën e tij për mediat Kurti ka komentuar dhe reciprocitetin me Serbinë, duke theksuar se nuk bëhet aspak për çështje inati, apo hakmarrje por ne ndihemi të diskriminuar

Kryefjala nuk ka qenë Serbia kemi shumë çështje të tjera primare për të diskutuar. Ekziston një numëri i madh shkeljes barrierash tarifore që Serbia i bën Kosovës. Përmes një dokumenti Serbia nuk pranon asnjë tjetër, receprociteti nuk është për hakmarrje, por ne ndihemi të diskriminuar dhe duam barazi. Reciprociteti është gjëja më normale dhe më e natyreshme një gjë tjëtër është se ne tashmë jemi në një situatë që ai shikohet si i pazakontë, por ai duhet të jetë si ajri dhe uji. Nuk e bëjmë për inat të Serbisë por për veten tonë, të interesave të shtetit dhe të ekonomisë sonë“, është shprehur Kurti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!