Kandidati Aulon Kalaja ka kërkuar rinumërim të votave, duke pretenduar për manipulime të rënda gjatë procesit zgjedhor.
Në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, ai deklaroi se nga analiza e pamjeve filmike të siguruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka konstatuar kalim votash nga Partia Demokratike drejt Partisë Socialiste, si dhe fryrje artificiale të votave për disa kandidatë.
“Unë kam analizuar pamjet e marra nga KQZ, të cilat janë prova në këtë rast të dala nga KQZ, të votave mbi subjektet politike dhe të kandidatëve brenda llojit. Më rezulton që ka trafik votash të Partisë Demokratike për Partinë Socialiste, në disa prej kutive që unë kam parë. Pra janë marrë disa vota të Partisë Demokratike dhe i kanë kaluar Partisë Socialiste. Unë po them se çfarë kam parë nga videot, këto kanë ndodhur rëndon o burrë, nuk është se kanë ndodhur vetëm kësaj radhe.
Kjo ka ndodhur për 35 vite në Shqipëri. Unë kam parë një kuti në Durrës dhe ka qenë krejt rastësore, jo se kam pasur ndonjë dyshim. Kam parë aty edhe PD-PS vota me probleme, por edhe ndërmjet kandidatëve, ku kandidatë të caktuar janë fryrë në mënyrë artificiale. Do e shikojmë, prandaj dhe unë kam kërkuar videot. Unë kam parë kutitë, kemi kaluar netë pa gjumë, ligjvënësi na la vetëm pesë ditë në dispozicion për të parë 500 orë video.
Unë kam harxhuar pesë milion lekë për fushatë, pas meje nuk fshihet asnjë grup kriminal dhe deklaroj se votat e mia janë votat më të pastra në Republikë. Kam thënë le të vijë edhe SPAK ta marrë këtë telefon në përgjim, nuk kam asnjë gjë”, tha Aulon Kalaja./abcnews.al