Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kërkoi pezullimin e dënimit me burg, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut të Lezhës

schedule17:01 - 30 Janar, 2025

schedule 17:01 - 30 Janar, 2025

TIRANË- Gjykata e Larte ka rrëzuar kërkesën e Fran Frrokajt ish kryetar i  bashkisë së Lezhës, që kërkonte pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Apelit të Posaçëm,që e dënoi  me 2 vite e 8 muaj burg për shpërdorim detyre.

Vendimi i Apelit u dha dhjetorin e kaluar,  por ende nuk është ekzekutuar pasi Frrokaj nuk është kapur nga policia. Për kapjen e tij policia ka kryer disa kontrolle po ende nuk është bërë i mundur arrestimi dhe Frrokaj është zyrtarisht në kërkim.

Prej 23 dhjetorit  ish kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj është në kërkim pas vendimit te apelit qe e riktheu në burg.Shkalla e parë  e ka dënuar me 1.4 vitë burg por apeli ia dyfishoj.



Fran Frrokaj në atë kohë kryetar i komunes Shënkollë bashkë me ish zyrtarë të tjerë kanë favorizuar  në regjistrimin e  një siparfaqe toke ne zonën e ranes se hedhun por ne kundershti me ligjin.

Frrokaj është dënuar me 2 vite burg edhe nga gjykata e shkodrës që lidhet sërish me tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Por ai u lirua nga qelia pak kohë më parë, pasi përfitoi nga amnistia, por tashmë pasi te arrestohet do të rikthehet serish ne burg per te vuajtur denimin e dhene nga apeli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!