Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të enjte kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për përjashtimin e treshes gjykuese të përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni, lidhur me shqyrtimin për rekursit e masës e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Vendimi është marrë nga gjyqtari i Lartë, Enton Dhimitri, i cili ka konfirmuar përbërjen aktuale të trupës gjykuese për rekursin që Berisha ka paraqitur ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila konfirmoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj tij për dosjen “Partizani”.
Seanca për shqyrtimin e rekursit të Berishës ishte parashikuar të mbahej të martën e kaluar, por u shty nga Gjykata e Lartë për në datën 22 prill 2025.
Në të njëjtën seancë, Gjykata do të shqyrtojë edhe rekursin e paraqitur nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili gjithashtu ndodhet nën masën e sigurisë për të njëjtën çështje penale.
Berisha dhe Malltezi janë nën hetim për aferën e njohur si “Partizani”, ku pretendohet se gjatë privatizimit të ish-kompleksit sportiv në Tiranë, janë kryer shkelje dhe janë përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme nga dhëndri i ish-kryeministrit Berisha./abcnews.al