Kërkoi pagat e prapambetura, Konyaspor lë jashtë skuadrës Cikalleshin

schedule21:55 - 7 Janar, 2024

schedule 21:55 - 7 Janar, 2024

Sokol Cikalleshi nuk ka luajtur sot kundër Galasaray sepse drejtuesit e Konyaspor vendosën ta lënë jashtë listës së skuadrës.

Bashkë me sulmuesin shqiptar është lënë jashtë dhe portieri i parë, Paul Bernardoni.
Ky vendim erdhi pasi dy lojtarët kërkuan të shlyheshin pagat e prapambetura, sipas mediumit turk “Webaslan”.

Veprim i çuditshëm i klubit që luan në Superligën e Turqisë, pasi Cikalleshi është golashënuesi i sezonit për Konyaspor, ndërsa Berndardoni ka luajtur çdo ndeshje në portë.

Sulmuesi shqiptar ka 8 golat dhe 2 asistime dhe mban vendin e shtatë në renditjen e golashënuesve në elitën e futbollit turk.
Tani pritet si do shkojë e ardhmja e dy lojtarëve në vazhdim, pasi sot u vërejt mungesa e tyre në fushë, ku Konyaspor u mposht nga Galatasaray me rezultat 3-0./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!