Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në qeli.
Njoftimi:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues
monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 30.01.2026, shpalli vendimin
mbi çështjen penale nr. 37 akti, datë 26.01.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit I.M.:
“Ankim kundër vendimit nr. 40/863, datë 05.01.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së
Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Kërkesë për zëvendësimin e masës
së sigurimit personal “Arrest në burg” me një masë më të butë sigurimi nga ato që
parashikohen në Kodin e Procedurës Penale” në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe
vendosi:
– Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i pandehuri I.M., nëpërmjet mbrojtësit av. Gylsen
Zhllima, ndaj disponimit nr. 863/40, datë 05.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së
Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
– Ky vendim t’i njoftohet palëve.
– Ndaj këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë.
Tiranë, më 30.01.2026.


