Një lajm i mirë ka ardhur nga Greqia, ku një balenë e plagosur pas trajtimit veterinar është rikthyer në thellësitë e detit e vetme.
Balena prej disa ditësh kishte dalë në cekëtinë, pasi ishte e plagosur. Shumë ekipe shpëtimi ishin përpjekur për ta shtyrë në thellësi, por ajo rikthehej sërish në breg.
Pas ekzaminimeve rezultoi që balena e llojit “zifios” që kishte dalë në një breg shkëmbor të plazhit të Selinisë në Salamina, ishte e plagosur. Pas trajtimit balena ka shfaqur shenja përmirësimi intensiv.
Pas trajtimit dhe përmirësimit balena u rikthye vetë në thellësi. /abcnews.al/