Andia Ulliri nuk e ka marrë mandatin e deputetit. Kandidate e PD në qarkun e Durrësit, Ulliri kërkonte mandantin e Arjan Ndojës.
Sipas saj, mandati i takonte për shkak të kuotës gjinore.
Por kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, deklaroi se mandati i deputetit i takon Arjan Ndojës.
Pas afro tre muajsh zvarritje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau të hënën mandatet edhe për tre qarqet e fundit, Elbasanin, Durrësin dhe Fierin, duke vulosur kështu edhe rezultatin e 11 majit.
Në total në 11 maj, Partia Socialiste mori mbështetjen e mbi 800 mijë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, duke siguruar 83 karrige në parlamentin e ri./abcnews.al



