Ruben Saraiva do të qëndrojë në burg duke pritur datën 20 mars, për të parë vendimin e gjykatës se çfarë do të ndodhë me masën e sigurisë përfundimtare ndaj tij.
Avokati, Kujtim Cakrani, ka folur duke sqaruar se ka marrë në dispozicion të gjithë dokumentet për të parë se çfarë ka gjetur prokuroria.
Vetë Saraiva, nuk ka bërë asnjë deklaratë në seancën gjyqësore.
“Kishim kërkuar gjykatës të rishikoninim masëne sigurimit, prokuroriua dhe gjykata çdo 2 muaj duhet të bëjë një verifikim të masës së sigurimit. Ne u johëm me aktet e prokurorisë. Kemi caktuar datën 20 mars për të dhënë shpejgimet tona për masën e sigurimit, Ne kërkojmë zëvendësimin e masës së sigurimit, në një masë tjetër më të butë. Ai është person nën hetim, nuk e ka marrë statusin e të pandehurit. Jemi në fazën hetimore. Do të njihemi me aktet.
Sot, prokuroria ka sjellë fashikullin. Ne nuk e dimë se çfarë prokuroria pretendon, akoma nuk e kemi lexuar. Prokuroria akoma nuk ka prova që e implikon zotërinë, thjesht ka dyshimet e saj. Në rast të kundërt do të ishte në gjykim dhe jo nën hetim. Ai vazhdon të mohojë akuzat për përfshirjen e tij në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj”, theksoi avokati./abcnews.al