Kërkoi lirimin për arsye shëndetësore/ Apeli i GJKKO lë në burg gjyqtaren Pajtime Fetahu

schedule13:09 - 29 Prill, 2025

schedule 13:09 - 29 Prill, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi të martën, kërkesën e bërë nga ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu për lirimin nga qelia.

Ish-magjistratja nëpërmjet avokatit të saj mbrojtës, pretendoi se ka shqetësime shëndetësore dhe është rënduar që pas arrestimit, por ky argument nuk bindi togat e zeza të Apelit duke lënë në fuqi për të masën e sigurisë “arrest me burg”.

Pajtime Fethau aktualisht po mbahet e paraburgosur në Pojskë, ndërsa gjatë hetimeve të SPAK, emri i saj doli në dy episode teksa kishte lidhje më organizatën kriminale të Suel Çelës ndërsa në episodin tjetër, del në përgjime teksa komunikon me grupin e vëllezërve Çopja në Elbasan.

Në këto hetime, Pajtime Fetahu dyshohet se ka favorizuar me vendime, duke konsumuar veprën penale të korrupsionit, si Suel Çelën por edhe vëllezërit Çopja me të cilët Suel Cela kishte përplasje.

Për dosjen e parë ndaj saj u caktua masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, ndërsa për dosjen e dytë ‘arrest në burg’.

Pajtime Fetahu po mbahet në paraburgim që prej muajit nëntor vitit 2024, pasi SPAK arriti të zbërthente komunikimet në aplikacioni “Sky Ecc”, ku u zbuluan edhe lidhjet e saj me bandat kriminale në Elbasan.
/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!