Kërkoi lirimin/ Apeli i Posaçëm rrëzon Jamarbër Malltezin. Dhëndri i Berishës, mbetet në arrest shtëpie

schedule13:04 - 14 Prill, 2025

schedule 13:04 - 14 Prill, 2025

TIRANË- Gjykata Posaçme e Apelit rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokim mase.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha vijon nën masën e arrestit në shtëpi.

Vendimi u dha nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Jamarbër Malltezi akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprave penale korrupsion aktiv dhe pastrim parash, ndërsa vjehrri i tij, ish-kryeministri i vendit dhe aktualisht kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha për veprën penale korrupsion pasiv./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!