Një këngëtare 21-vjeçare është vrarë nga bashkëshorti i saj 79-vjeçar, pasi artistja kishte kërkuar nga i shoqi divorc.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Meksikë.
Yrma Lydya u vra nga 79-vjeçari të enjten e kaluar, 23 qershor në një dhomë private në një restorant japonez.
Sipas medieve vendase çifti kishte shkuar për të drekuar në restorantin japonez, atje 21-vjeçarja i tha të shoqit se dëshironte të ndahej nga ai, ky i fundit nuk e mori mirë deklaratën e 21-vjeçares, e për pasojë çiftit filloi të debatojë në restorant, shkruan abcnews.al.
View this post on Instagram
Debati mes çiftit agravoi në atë pike, sa që 79-vjeçari i mori jetën bashkëshortes së tij.
Sipas raportimeve Hernandez e qëlloi gruan e tij me armë zjarri tre herë në gjoks.
Gjithashtu dyshohet se ai dhe truproja e tij, Benjamin Hernandez, përpara se të arrestoheshin nga policia u përpoqën të largoheshin nga vendi i ngjarjes me një makinë luksoze.
Hernandez më pas u përpoq të korruptonte oficerët.
Nuk mbaron me kaq, në të kaluarën 21-vjeçarja ka denoncuar të shoqin për dhunë dhe se ky i fundit e kishte kërcënuar me jetë./abcnews.al/