Manchester City po kërkon zëvendësuesin e Fernandinhos, i cili do të largohet nga “Etihad” në fund të këtij sezoni pas 9 vitesh.
Në këtë kushte “Qytetarët” kanë hedhur sytë nga Leeds United, teksa tentohet mesfushori. Bëhet fjalë për Kalvin Phillips. 26-vjeçari produkt i akademisë së Leeds United, pritet të largohet nga skuadra pasi synon që të luaj në ndonjërin klub më të madh anglez.
Pep Guardiola e pëlqen shumë lojtarin dhe i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se dëshiron transferimin e tij për edicionin e ri.
Për të arritur deri te Phillips, City është gati të shpenzojë rreth 50 milionë euro. Gjithsesi në garë për lojtarin janë edhe Arsenal, Manchester United, Ëest Ham United e Aston Villa. /f.a/abcnews.al