Në orën 15:00 në fushën e lojës do të zbresë Laçi ku në shtëpi pret Bylisin për të luajtur sfidën e javës së 4-të të “Abissnet Superiore”.
Të dy skuadrat do të kërkojnë të rikthehen te fitorja pasi në dy javët e fundit kurbinasit kanë dy humbje, ndërsa ballshiotët kanë marrë një humbje dhe një barazim.
Vukicevic dhe Bellai kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare me të cilët do të zbresin në fushën e blertë për të siguruar fitoren.
Formacionet zyrtare:
Laçi: Dajsinani, Çuçin, Velkovski, Turkaj, Alla, Borisjuk, Paterman, Babatunde, Prengaj, Adeleke, Mazrekaj. Trajner: Dejan Vukiçeviç.
Bylis: Teqja, Trumçi, Janku, Damçevski, Loran, Maçolli, Qoshku, Lajthia, Ruçi, Kaçorri, Qardaku. Trajner: Arian Bellai. /f.a/abcnews.al