“Bavarezët” e Bayern Munich po kalojnë padyshim sezonin e tyre më të keq, të paktën të këtyre 10 viteve të fundit, teksa pasi humbi Supërkupën e Gjermanisë, është eleminuar nga Kupa e Gjermanisë, DFB Pokal, është me “një këmbë” jashtë UEFA Champions League dhe në kampionat ndodhet në vendin e 2-të, 8 pikë pas “Aspirinave” të Bayer Leverkusen.
Në të tilla rrethana, klubi po mendon lëvizje të mëdha në merkaton e verës, ku objektivi kryesor është gjetja e një qendërmbrojtësi lider, lojtar që mungon te “Bavarezët”, i cili mungon që prej largimit, të austriakut, David Alaba, me të ardhurit, Upamecano, Kim Min-Jae e De Ligt, që nuk bindin as drejtuesit e klubit e as teknikun, Thomas Tuchel.
Përforcime nevojiten gjithashtu në mesfushë, me “liderin” e tyre, Joshua Kimmich, i cili mund të thuhet se është “i vetëm”, në qendër të fushës, ndërsa të paprekshëm deri më tani konsiderohen vetëm “bomberi” anglez, Harry Kane, “gardiani”, Manuel Neuer, “legjenda” e klubit, Thomas Muller, “fantazisti”, Jamal Musiala, si dhe Kimmich. /i.m /abcnews.al