Kërkohet nga gjysma e Europës, ylli i Sporting tani vlen 100 milionë euro

schedule13:27 - 27 Nëntor, 2019

schedule 13:27 - 27 Nëntor, 2019

Klubet e mëdha europiane interesoheshin prej kohësh për shërbimet e tij, sidomos Manchester United dhe Tottenham, por Bruno Fernandes do të vazhdojë të jetë pjesë e Sportingut të Lisbonës. Mesfushori ka rinovuar kontratën me klubin portugez dhe çmimi i kartonit të tij ka një vlerë të përcaktuar.

25-vjeçari firmosi rinovimin deri në vitin 2023 dhe rroga e tij është rritur ndjeshëm. Jo vetëm kaq pasi në kontratën e re është vendosur edhe klauzola e largimit: plot 100 milionë euro.

“Krenari e madhe për mua të vazhdoj këtu dhe premtoj se do të jap gjithmonë maksimumin. Rinovimin e shoh si një  vlerësim të punës time dhe që po bëj mirë. Jam krenar që do vazhdoj të përfaqësoj Sportingun”, thekson Bruno Fernandes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!