Kërkohet burgim i përjetshëm për 6 gazetarë turq

schedule12:36 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 12:36 - 12 Dhjetor, 2017

Prokuroria turke ka kërkuar burgim të përjetshëm për gjashtë gazetarë turq, që sipas saj akuzohen se kanë frymëzuar dhe më pas lavdëruar ërpjekjen e dështuar për grusht shteti në korrik të 2016-ës.

Gazetarët mbeten ende objektiv i gjykatave në Turqi. Pas 300 ditëve burg të korrespondentit të së përditshmes gjermane Di Velt, Denis Jusel, i akuzuar për propagandë terroriste për artikujt e tij, tashmë është rradha e gjashtë gazetarëve të tjerë të cilët rrezikojnë burgimin e përjetshëm. Prokuroria e Stambollit ka kërkuar dënimin maksimal, pasi dënimi me vdekje është hequr, për gazetarin veteran Ahmet Altan, ish drejtor të së përditshmes Taraf, dhe për vëllain e tij Mehmet, professor ekonomie në universitet. Të dy akuzohen së bashku me 15 persona të tjerë se mbështesin rrjetin e Fethullah Gulen, imamit truk I cili konsiderohet nga qeveria e Ankarasë si ideator I përpjekjes së deshtuar për grusht shteti në 15 korrik të 2016-ës. Gulen nga viti 199 jeton në ekzil në Pensilvani

Vëllezërit Altan, personazhë shumë të njohur në Turqi, në burg prej më shumë se një vit akuzohen se kanë dhënë mesazhe propoagandistikë gjatë një emisioni televiziv për të frymëzuar përpjekjen e për grusht shteti para se ajo të niste. E njëjta akuzë është formuluar dhe për një gazetare tjetër të njohur Nazli Ilicak, njëkohësisht dhe vajza e një ish ministry në vend. Të gjithë ata janë deklaruar të pafajshëm para gjykatësit.

Por dënimin e prlesin dhe tre gazetarë të tjerë Suku Ozsengul, Yakup Simsek e Murat Sanliman. Por vetëm ky I fundit ndodhet në burg pasi dy kolegët e tij janë larguar nga Turqia. JAnë dhjetë në total gazetarët e shpallur në kërkim pasi janë larguar nga Turqia menjëherë pas 15 korrikut. Njëri prej tyre në një lidhje me video u shpreh se se kishte urryer asnjëherë presidentin Erdoan por në vend të tij do të preferonte Gulenin

Në lidhje me përpjekjen e dështuar për grusht shteti ministria e brendshme turke ka deklaruar se vetëm javën e fundit forcat e sigurisë kanë kryer

1.323 operacione, duke arrestuar 4.062 të dyshuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!