Ish presidentja e Koresë së Jugut, gruaja e parë që ka pasur këtë post në vend, rrezikon të dënohet me 30 vjet burg, nëse shpallet fajtore. Ajo akuzohet per abuzim me pushtetin, korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.
Prokuroria ka kërkuar 30 vjet burg për ish presidenten e Koresë së Jugut, e cila po gjykohet në Seul për korrupsion. Lajmi është konfirmuar nga agjensia shtetërore e lajmeve e cila shton se në muajin prill të një viti më parë asaj i janë bërë 18 akuza për krime si korrupsion, abuzim me pushtetin dhe nxerrje të sekreteve shtetërore.
Trupi gjykues duhet ende të vendosë një datë për bërjen publike të vendimit ndaj Park, gruas së parë që ka pasur postin e presidentit të vendit në Korenë e Jugut. Por nëse do të shpallet fajtore ajo do të përbënte rastin e tretë kur një ish president është dënuar me burg në vend. Park, 66 vjec, vajza e diktatorit Park Chung-Hee, nuk ka qenë e pranishme në sallë për të dëgjuar kërkesën e prokurorisë, e cila ka vendosur dhe një gjobë prej 110 milionë dollarësh ndaj saj. Park e cila ndodhet në burg që nga muaji mars i një viti më parë nuk ka pranuar asnjë nga akuzat. /abcnews.al