Pas përfundimit të ndeshjes së parë, të fazës së dytë, të Kategorisë Superiore, mes Kukësit e Vllaznisë, që pa fitues “verilindorët” e Stavri Nicës, falë golit të Rashitit, tashmë radhën për të zbritur në fushë e kanë Erzeni e Laçi.
Në orën 17:00, “shijakasit” e “kurbinasit” do të “përplasen”, në “shtëpin” e Partizanit, “Arena e Demave”, në kuadër të javës së 10 të Superiores, me të dyja ekipet që kërkojnë ta nisin sa më mbarë këtë pjesë të sezoni.
Si tekniku i Erzenit, Alfred Deliallisi, ashtu edhe “strategu” i “bardhezinjve”, Mirel Josa u kanë besuar formacioneve më të mira të mundshme që kanë në dispozicion.
Formacionet zyrtare:
ERZENI: Hasanbelli, Maliqi, Sadiki, Atanda, Peposhi, Kacbufi, Alba, Migone, Kiqina, Meçja, Mihana.
Trajner: Alfred Deliallisi
LAÇI: Dajsinani, Kurti, Dajko, Paulo Zhunior, Qato, Kryeziu, Manellari, Ujka, Bajramaj, Melo, Sobouejll.
Trajner: Mirel Josa /i.m /abcnews.al