Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke ditën e sotme. Shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana.
36-vjeçari ka rënë në pranga në qytetin Mesolongi. Shqiptari rezulton të jetë i dënuar në Shqipëri për disa vepra penale, përfshirë një vrasje, “Vjedhje të Armatosur” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve”.
Pas arrestimit nga policia greke, 36-vjeçari pritet të ekstradohet në Shqipëri. /abcnews.al