Kërkimet vijojnë ende, shkon në 63 numri i viktimave nga uragani Ida në SHBA

schedule08:28 - 6 Shtator, 2021

schedule 08:28 - 6 Shtator, 2021

Numri i viktimave të shkaktuara nga uragani Ida vijon të rritet në SHBA. Ndërsa në Verilindje ende kërkohen njerëz pas tërheqjes së ujit, në Louisiana thuajse 600,000 banorë kanë mbetur pa energji elektrike.

Numri i viktimave deri më tani raportohet të jetë 63 në të gjithë vendin. Ida goditi Louisiana-n më 29 gusht si një uragan i kategorisë së katërt duke sjellë erëra me shpejtësi deri në 150 mph.

Më tej, stuhia u dobësua dhe lëvizi drejt veriut, por gjithsesi përmbytjet qenë të konsiderueshme në Bregun Lindor duke u marrë jetën të paktën 50 personave, sipas shifrave të përditësuara të dielën.

Sasia rekord e reshjeve të shiut që solli uragani Ida, 2.54 mm për orë të mërkurën në New York City bëri që “mure të lartë uji” të përshkronin bizneset, sistemet e transportit publik dhe 1200 shtëpi, duke shkaktuar më shumë se 50 milionë dollarë dëme, sipas guvernatores Kathy Hochul. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!