Vijojnë kërkimet për kapitenin e anijes turistike Arben Anamali, i cili u mbyt një ditë më parë në Liqenin e Shkodrës, pasi ka shpëtuar dy turist të huaj, të cilët rrezikonin të mbyteshin.
Nga sa mësohet turistet e huaj janë hedhur në ujërat e liqenit për t’u larë pa konsensusin e kapitenit. Nga burimet policore mësohet se turistët kanë hequr edhe jelekët e shpëtimit, dhe janë hedhur në ujë. 51-vjeçari Arben Anamali kapiten i anijes është hedhur për t’i shpëtuar, ka arritur të shpëtoj dy turistët, por fatkeqësisht ka humbur jetën në ujërat e liqenit.
Polumbarët të ndihmuar nga FNSH dhe policia e kufirit po vijojnë kërkimet, por erërat e forta dhe ndryshimet e pasuara e bëjnë të vështirë kërkimin./abcnews.al