Kërkesat e opozitës, Spiropali: Eurodeputetët folën troç

schedule13:25 - 28 Shkurt, 2019

schedule 13:25 - 28 Shkurt, 2019

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka dalë në një komunikim për shtyp për të sjellë qëndrimin e qeverisë ndaj deklaratave të eurodeputetëve. Sipas ministres Spiropali opozita duhet t’i dëgjojë thirrjet e Parlamentit Evropian për tu rikthyer në kuvend me qëllim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Njerëz të dëshpëruar që bëjnë gjëra të dëshpëruara. Sipas tyre Shqipëria qenka shtëpia e shqiptarëve dhe eurodeputetët qenkan turistë me vështrim të turbulluar. Ata po e bëjnë copë Shqipërinë në sytë e botës në skenat turpshme të goditjes me kokë të mureve të institucioneve. Gjynah! Shqipëria e shqiptarët nuk e meritojnë! Për hir të karrierës së Lulzim Bashës dhe frikës që ka nga drejtësia. Sillet si ndonjë organizatë e PPSH në ndonjë fshat i humbur. Është momenti për të qenë bashkë dhe jo rasti për të bërë kamikazin që të hidhet në erë procesi i negociatave. Opozitën nuk e zgjedhim ne, jemi këtu për dorën e shtrirë”, deklaroi Spiropali./abcnews.al