Kërkesa të tepruara, Milani tërhiqet nga gara për Asensio

schedule14:59 - 16 Maj, 2022

schedule 14:59 - 16 Maj, 2022

E pritshme, Milani nuk do të futet në ankandin për të transferuar Marco Asensio nga Real Madrid.

Anësori nuk ka rinovuar me spanjollët dhe Arsenali e Milani kanë tentuar ta bindin.

Gjithsesi kërkesat financiare të lojtarit kanë bërë italianët që të tërhiqen nga gara.

Asensio kërkon 8 milionë euro në sezon, ndërkohë që edhe Real Madrid pretendon rreth 30 milionë euro për kartonin e tij. / abcnews.al