Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kërkesa për të shtyrë mbledhjen për Berishën/ Çuçi në Këshillin e Mandateve: Nuk ka bazë ligjore

schedule12:29 - 18 Dhjetor, 2023

schedule 12:29 - 18 Dhjetor, 2023

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi theksoi se nuk ka asnjë bazë ligjore për të pezulluar mbledhjen ku diskutohet për imunitetin e Sali Berishës, siç kërkoi mbrojtja e tij. Ai tha se Rithemelimi ka çuar në Gjykatën Kushtetuese vetëm kërkesat për masat e sigurisë dhe jo procedurën parlamentare.

“E para që dua të them është se nuk ka asnjë bazë ligjore proceduriale për të kërkuar pezullimin. Ju e shprehët vetë se është në vullnetin tonë. E dyta, në lidhje me pyetjen që bëri Alibeaj, po e shoh pak kërkesën tuaj që keni bërë në Gjykatën Kushtetuese, dhe këtu nuk kërkoni pezullimin e procedurave parlamentare për dhënien e autorizimit. Mund t’i kishit kërkuar gjykatës kushtetuese edhe pezullimin e procedurës parlamentare deri në marrjen e vendimit që kërkoni. Gjë që po na e kërkoni ne.

Ju keni kërkuar vetëm pezullimin e masave shtrënguese, pra pezullimin e detyrimit paraqitje apo ndonjë masë të mundshme që mund të merret nga Prokuroria por nuk keni kërkuar pezullimin e procedurave kështu që besoj se nuk ka asnjë kusht ligjor por besoj edhe për të mirën e procesit, që ta pezullojmë këtë proces por të vazhdojmë më tej me dëgjesën e të dyja palëve. Nga ana proceduriale do të duhet të marrim një vendim meqë kërkesa ishte nga pikëpamja e një procesi të rregullt ligjor. “, tha Çuçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!