Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku tha se është entuziast në lidhje me kërkesën për ribashkimin e strukturave të PD-së. Në një intervistë në ABC News, Çollaku theksoi se projekti i Flamur Nokës është një ide e mirë ndonëse jo perfekte, pasi sipas tij, duhet të bëhej një kongres i madh pajtimi.
“Nga ana personale, ndihem entuziast sepse një projekt bashkimi kam muaj që e kërkoj. Deklaratat e para të Berishës pas çështjes së vulës ishin entuziaste, ftoi bashkim, por kam thënë se bashkimi nuk vjen vetëm me deklarata. Kam disa muaj që e kërkoj këtë, kështu që në planin personal, me erdhi mirë që më në fund pati një projekt bashkim të propozuar nga sekretari i përgjithshëm Noka, e kam parë nga mediat.
Materiali nuk është i keq, nuk është perfekt, por është i mirë. Projekti i Nokës, që e vlerësoj pozitiv, në mënyrë automatike zgjeron kryesitë e PD zyrtare dhe fton në to pa asnjë përjashtim të gjithë kryesitë e degëve të PD së Bashës. Pra, në çdo nivel dege, anëtarët e kryesisë të dy strukturave bashkohen në mënyrë të plotë dhe shndërrohet një trupë e vetme strukturore partiake. Ku është një projekt për bashkimin. Nga letra, më duket një projekt i mirë, jo perfekt. Perfekti do të ishte një kongres i madh pajtimi i jashtëzakonshëm, zgjedhje të reja gjithëpërfshirëse por kuptohet nga emergjencat e fushatës. Për situatën që jemi është projekt i mirë në letër. Nëse kërkon vullnetin të plotësohet, nuk gjej asnjë arsye që çdokush të bashkohet duke respektuar ndasitë dhe duke qenë pjesë e të njëjtit organizëm.”, tha deputeti.
Më tej, ai shtoi se çështja non grata dhe marrëdhëniet e komplikuara të Sali Berishës me SHBA, e vënë atë në një pozitë të vështirë PD-në.
“Çështja grata e Berishës dhe izolimi e vë në pozitë të vështirë PD, vetë atë personalisht. Unë thelbin e gjithçkaje ndodhi në këto 3 vite se kam patur asnjë rast në konsiderata personale për Berishën. Kam punuar me të, kemi shkuar përherë mirë, bashkëpunuar, përplasur, por çështja ishte që në raport me SHBA, PD duhet të sakrifikonte. Në rast se kishte kërkesë specifike për një dy, apo tre sakrifica, mbase përfshirë edhe njeriun kryesor të kësaj. Ka qenë ky parim që më mbajti të rreshtuar në këtë konflikt. Duket se këtë detyrim statutor, e rrëzoi gjykata e apelit. Sot gjykata vendosi se non grata nuk mund të jetë pengesë për të qenë kryetar i partisë. Nëse mund të jetë kryeministër, marrëdhënie e ndërlikuar me aleatin tonë strategjik ia vështirëson këtë sfidë.“, shtoi Çollaku./abcnews.al