Klubet italiane janë mbledhur ditën e sotme në një Asamble ndryshe nga të tjerat. Drejtuesit kanë diskutuar me njëri-tjetrin nëpërmjet videokonferencave dhe kanë arritur në një përfundim të përbashkët.
Liga e Serie A i ka kërkuar UEFA-s shtyrjen e Europianit, kompeticion që është programuar të zhvillohet në shtete të ndryshme të Europës, duke filluar nga data 12 qershor-12 korrik. Kjo kërkesë vjen pasi Italia ka nevojë për muajin qershor për të mbyllur kampionatet.
Vendi fqinj është më i prekuri në Europë nga koronavirusi dhe çdo aktivitet sportive është pezulluar deri në 3 prill. Edhe nëse situata përmirësohet dhe ndeshjet rinisin pas datës 3 prill, do të jetë shumë e vështirë që Serie A të përfundojë në kohën e duhur. /abcnews.al